Flash

Mourinho nuk ndryshon, ekzalton fitoren e Romës: "Ishte e pamundur të mos fitonim"

Lapsi.al 30 August 2021
Mourinho nuk ndryshon, ekzalton fitoren e Romës: "Ishte e pamundur

José Mourinho i kënaqur pas fitores 4-0 të Romës në fushën e Salernitanas: "Isha i qetë që në minutën e parë, ekipi luajti mirë në mënyrë sensacionale dhe ishte e pamundur të mos fitonte". Në lidhje me ambicjet verdhekuqe, Special One nuk ka hezituar të dalë hapur: "Ka ekipe me organika më të pasura se tonat, por kur të përballemi me to, ne do të luajmë për të fituar: pastaj ndoshta humbasim njërën, fitojmë të dytën dhe kështu me radhë, por unë nuk do të ndryshoj mentalitet në varësi të kundërshtarëve"

Mou flet për mënyrën në të cilën erdhi suksesi: "Do të thonë se Salernitana nuk ka krijuar asgjë, por realiteti është se ne gjithmonë kemi bërë presion mirë, bëmë atë që duhej, jam i lumtur që kam arritur t’a dërgoj mesazhin te skuadra".

Për rikthimin në Itali, portugezi nuk ka asnjë dilemë: "Mbërrita i lumtur në Romë, i lumtur që u ktheva në Serie A. Duhej të kthehesha në këtë ndjenjë, në Itali tifozët janë të veçantë dhe këtu i kemi pasionantë". Portugezi thotë se është mjaft i qetë në lidhje me skuadrën e ngritur: "Fjala kyçe e Friedkin dhe për mua është: koha. Unë nuk dua shumë qetësi, dua të përshpejtoj procesin e rritjes, nuk dua të përfundoj i shtati/i teti. Më shumë cilësi? Jo, do të doja të kisha më shumë përvojë ".

Serie A ka humbur disa kampionë si Cristiano Ronaldo, por ka rimarrë trajnerë si Mourinho, Allegri, Sarri, Spalletti: "E unë jam duke pritur edhe për Claudion (Ranieri). Ka teknikë të gjeneratës së re, por mendoj se edhe atyre u pëlqen rikthimi i atyre nga brezi ynë. Por sidoqoftë lojtarët janë më të rëndësishëm se trajnerët".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI