Dr. Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe eksperte e vaksinimit në vendin tonë, thotë se në Shqipëri ka disa raste të infektimit me versionin Delta të koronavirusit, ndërsa shton se 6 prej tyre kanë qenë të vaksinuar.
Bino ka shpejguar se këto 6 raste i kanë bërë vaksinat jashtë vendit.
"Janë 6 raste të cilët kanë qenë të vaksinuar, 2 raste kanë lidhje me udhëtimin në Angli. Kanë qenë të vaksinuar në AstraZeneca në prill në Mbretërinë e Bashkuar. Dy të tjerë kanë qenë të vaksinuar në Gjermani me Pfizer, nuk kishin krijuar mbrojtje dhe 2 të tjerët kanë qenë me Coronavac. Ajo çka vihet re është se në spitale po rritet numri i të rinjve, por nuk po ndodh tek ne”, tha Bino.