Flash

Lezhë/ Muzikë pas orarit të lejuar, gjobiten dy pronarë lokalesh

Lapsi.al 26 July 2021
Lezhë/ Muzikë pas orarit të lejuar, gjobiten dy pronarë

Dy pronarë lokalesh në Lezhë janë gjobitur me 1,000,000 lekë pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje në kuadër të masave kundër Covid.

Sipas policisë dy subjektet janë konstatuar në Ishull Lezhë, ndërsa janë gjobitur N.P., banues në Lezhë dhe G.U banues në Ishull Lezhë.

"Vijojnë kontrollet nga Policia e Lezhës, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, ndëshkohen me masë administrative, administratorët e 2 lokaleve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Ishull, Lezhë, 2 subjekte që po vijonin organizimin e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit G.U., banues në Ishull Lezhë dhe N.P., banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit", njofton policia.

 

Të këshilluara

Aksident në Shijak, makina përplas invalidin

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Maminas të Shijakut. Shtetasi G. Gj., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur...

11:01

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb masat ajrore të nxehta dhe të thata më origjinë nga veriu i Afrikës do të përfshijnë vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët gjatë paradites...

07:23

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI