Flash

Java e hapur/ Manastirliu: U kryen rreth 70 mijë vaksinime nga moshat mbi 18 vjeç

Lapsi.al 26 July 2021
Java e hapur/ Manastirliu: U kryen rreth 70 mijë vaksinime nga moshat mbi

Gjatë javës së hapur në vendin tonë rezulton të jenë kryer rreth 70 mijë vaksinime nga moshat mbi 18 vjeç. Numri i vaksinimeve në total arrin në 138 771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi. Konfirmimi vjen nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ripërsërit thirrjet për vaksinim pas konfirmimit të variantit Delta në vend.

“Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime  që prej fillimit të këtij procesi. Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov-2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave anti-COVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit”, shkruan Manastirliu.

Të këshilluara

Aksident në Shijak, makina përplas invalidin

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Maminas të Shijakut. Shtetasi G. Gj., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur...

11:01

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI