Flash

Të dehur në timon dhe vjedhje, 8 të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 26 July 2021
Të dehur në timon dhe vjedhje, 8 të arrestuar në Tiranë

Tetë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë për disa vepra penale, mes të cilave edhe pengmarrje.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: A. M., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe E. C., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë tentuar të marrin me forcë në makinë, shtetasin L. S.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. K., 51 vjeç, R. M., 40 vjeç dhe S. S., 33 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; A. S., 29 vjeç dhe E. D., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Më datë 25.07.2021, në rrugën “Frosina Plaku”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende me vlerë në banesën e shtetasit G. Dh., 32 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve” mbyllet njoftimi i policisë.

Të këshilluara

Aksident në Shijak, makina përplas invalidin

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Maminas të Shijakut. Shtetasi G. Gj., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur...

11:01

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI