Flash

Arrestohet për kultivim kanabisi 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penalisht edhe i ati

Lapsi.al 25 July 2021
Arrestohet për kultivim kanabisi 20-vjeçari në Tiranë,

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për kultivim kanabisi.

Uniformat blu bëjnë me dije se 20-vjeçari I.A., banues në fshatin Shpataj, njësia administrative Baldushk, u arrestua pasi në banesën në pronësi të tij iu gjetën dhe sekuestruan fidanë kanabis.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe babai i të riut, 58-vjeçari H.A., pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë gjahu.

Sakaq materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

"Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në zbatim të planit të masave “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike’’, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Shpataj, Njësia administrative Baldushk.

Sakaq materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI