Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku autobusi me shqiptarë nga Kosova doli nga rruga. Përmes një postimi të ndarë në rrjetin social ‘Twitter’, Basha shprehet i tronditur nga kjo tragjedi.
“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera", tha Basha.