Një person ka mbeturi i plagosur ditën e sotme në Shkodër, pas disa të shtenave me armë. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri 52-vjeçar është nisur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.
Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës.