Flash

Mbi 2400 të infektuar me COVID-19 në Greqi dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Lapsi.al 24 July 2021
Mbi 2400 të infektuar me COVID-19 në Greqi dhe 8 viktima në 24

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2472 raste me COVID-19 dhe 8 viktima. Pjesa kryesore e rasteve me COVID-19 janë zbuluar në Atikë, 985 dhe 245 në Selanik. Në total nga shpërthimi i pandemisë numri i viktimave nga sëmundja ka arritur në 12890.

E ndërsa situata është alarmante nga infektimet, e ndikuar nga varianti “Delta”, aktualisht në spitale gjendja paraqitet e qetë, pasi janë vetëm 133 pacientë të shtruar.

Ekspertët grekë kanë paralajmëruar që gushti do të jetë muaji që do të shënojë rritje të frikshme nga infektimet që mund të thyejë edhe rekordin, që u regjistrua në 30 mars të këtij viti, 4340 raste brenda një dite.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI