Flash

Kosovë/ 19 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Lapsi.al 24 July 2021
Kosovë/ 19 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 2 672 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë person.

Sipas raportit të fundit nga ministria, është njoftuar se në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar tetë pacientë, ndërsa raste aktive janë 137.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,992 pacientë me këtë virus, prej të cilëve kanë humbur jetën 2 265 qytetarë.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 107,551, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 356,771.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI