Flash

Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 31 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit

Lapsi.al 23 July 2021
Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 31 raste të reja dhe 9 të

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 31 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit. Teksa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.

"Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë", njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (23 Korrik 2021)

Raste të reja ditore    31

Të shëruar në 24 orë     9

Të shtruar në spitale    6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore       2377

 

 

Testime totale     871,199

Raste pozitive     132,828

Raste të shëruara  130,118

Raste Aktive          254

Humbje jete        2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              99

Vlorë               25

Elbasan             24

Durrës              23

Kukës               21

Lezhë               16

Shkodër           14

Fier                14

Berat 11

Korçë                6

Gjirokastër        1

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI