Flash

Arrestimi nga SPAK, Rama shkarkon kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe

Lapsi.al 7 July 2021
Arrestimi nga SPAK, Rama shkarkon kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua ditën e djeshme për korrupsion me tenderat. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit.

Në vendimin e firmosur nga Rama thuhet se shkarkimi i kryebashkiakut Tushe nga detyra është bërë, për shkak të shkeljeve të rënda të kryera prej tij.

Fatos Tushe u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK, i akuzuar për disa raste korrupsioni. Tenderi, për të cilin SPAK nisi hetimet dhe vendosi të arrestonte kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, është i vitit 2020.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 24 milionë lekë të reja për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj, në njësinë administrative Kolonjë.

Sipas burimeve, Tushe ka favorizuar një nga kompanitë, që ka marrë pjesë në tender. Përveçse akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera, pasi ka skualifikuar kompanitë e tjera, sipas SPAK dyshohet se ka përfituar dhe para, bashkë me të arrestuarit e tjerë në Bashkinë e Lushnjës.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI