Flash

Samiti i Berlinit, Albin Kurti kundërshton propozimin e Ramës për minishengenin ballkanik

Lapsi.al 5 July 2021
Samiti i Berlinit, Albin Kurti kundërshton propozimin e Ramës për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij gjatë Samitit të Berlinit deklaroi se “për Kosovën, BE fillon në shtëpi” dhe se e shohin procesin e integrimit jo si një proces “të zhvendosjes në BE”, por “si një proces reformash ku edhe ata të larguar për mundësi më të mira ekonomike, do të ktheheshin”.

Por, për Kurtit përveç detyrave të shtëpisë që duhet të plotësojnë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe “BE duhet të bëjë të vetat duke i mbajtur premtimet”.

Sipas tij, Procesi i Berlinit u krijua në sfondin e sfidave gjeopolitike dhe pasigurive në rajon, por për fat të keq tha se “shtatë vjet më vonë situata nuk ka ndryshuar shumë”.

Ndaj sipas Kurtit kjo shtron nevojën për veprime të guximshme si nga BE ashtu edhe nga Ballkani Perëndimor për përshpejtuar reformat.

Kryeministri i Kosovës tha se vendi i tij “është plotësisht i përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe integrim ekonomik”, por nuk e mbështeti idenë e minishengen që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po promovon prej kohësh.

Për Albin Kurti zgjidhje do të ishte një Marrëveshje e Tregtisë së Lirë për Evropën Juglindore bazuar në modelin EFTA – EEA që do të lartësonte të gjithë rajonin dhe do të kapërcente pengesat aktuale.

“Ne shpresojmë që Komisioni Evropian do ta konsiderojë seriozisht këtë propozim dhe të fillojë një dialog që do të çonte në rezultate konkrete”, përfundoi  Kurti.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI