Flash

Hetimet/ Pse bashkëshorti vrau gruan e tij me thikë brenda në makinë

Lapsi.al 5 July 2021
Hetimet/ Pse bashkëshorti vrau gruan e tij me thikë brenda në

Mbeten ende të paqarta motivet e krimit në familje që u shënua këtë të hënë në fshatin Bubq të Krujës. Artan Ismalaja qëlloi me thikë bashkëshorten e tij 45-vjeçare, Klarita Ismalaja në makinën e tyre në afërsi të një magazine.

“Klarita mund të jetë vrarë për xhelozi…”- shprehen të hidhëruar fqinjët e prindërve të saj.

Nga hetimet e policisë ka dalë në dritë edhe një pistë e re. Kohët e fundit çifti kishte debatuar për blerjen e një banese për prindërit e 45-vjeçares. Sipas të njëjtave burime ajo i kishte kërkuar Artanit, që t’u blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq.

51-vjeçari e qëlloi me thikë në trup dhe në qafë brenda makinës së tyre tip “Ford”. Më pas Artan Ismalaja tentoi vetëvrasjen me të njëjtën thikë. Ai u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

Roja i magazinës që pa i pari çiftin mësohet tu ketë thënë hetuesve se fillimisht dyshoi se dy personat ishin në momente intime, por kur është afruar për t’i larguar nga oborri i magazinës ka parë trupin e gruas të mbuluar me gjak.

Çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Autori ka servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.

Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion që do të shkarkonte ushqim për lopët. Mbetet e paqartë se përse Artani dhe Klarita udhëtuan nga Tirana drejt Bubqit. Ndoshta për të shmangur dëshmitarët, Artani e ka futur makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq.

[caption id="" align="alignnone" width="512"]Vrau me thikë gruan e tij brenda në makinë/ Kush është 51-vjeçari, detaje  nga krimi i rëndë (FOTO) Çifti[/caption]

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI