Shkrumbohet nga flakët e zjarrit një banesë dy katëshe në fshatin Klos të njësisë administrative të Fanit në Mirditë.
Si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Distanca e largët e fshatit me qytetin e Rrëshenit, ka bërë që zjarrfikësit të mbërrijnë me vonesë, duke bërë që banesa të digjet e tëra.
Në këtë banesë jetonin 5 pjestarë të një familje.