Flash

E konfirmon Brukseli: Të mërkurën takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi

Lapsi.al 5 July 2021
E konfirmon Brukseli: Të mërkurën takimi i ardhshëm për

Takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi do të mbahet më 7 korrik në Bruksel. Datën e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Mund të konfirmoj se takimi i ardhshëm në kuadrin e Dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin e kryenegociatorëve do të zhvillohet në Bruksel këtë të mërkurë 7 Korrik”, tha Stano në një përgjigje për “Zërin”.

Ndërsa theksoi se takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiç do të mbahet kur të pajtohen të dyja palët.

“Sa i përket takimit të Nivelit të Lartë midis Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit serb, ne do të njoftojmë për një takim të tillë nëse dhe kur të jetë e përshtatshme”, përfundoi Stano

Të këshilluara

Shpërthen në flakë makina në Tiranë

Një makinë   është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë kthesës së Kamzës në Tiranë. Makina tip "Smart" është djegur e gjitha. Fatmirësisht nuk ka per...

16:01

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI