Flash

Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: 7 raste të reja, asnjë jetë e humbur

Lapsi.al 30 June 2021
Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: 7 raste të reja, asnjë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të dhënat e fundit lidhur mbi situatën e Covid në vend. Sipas MSH në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë humbje jete nga COVID.

Ndërsa janë bërë 3138 testime, kemi 7 të shëruar dhe 7 raste të reja në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3138 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend aktualisht nuk kanë raste aktive.

Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 7

Të shëruar në 24 orë 7

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3138

Testime totale 804,762

Raste pozitive 132,521

Raste të shëruara 130,009

Raste Aktive 56

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 25

Shkodër 13

Elbasan 6

Durrës 5

Lezhë 3

Berat 2

Fier 1

Vlorë 1

Të këshilluara

Patozi: Vendimi i duhur edhe pse i vonuar

Nga Astrit Patozi E përshëndesim vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e herësit të Damianit, i cili e mbyllte me dry kinez listën e deputet...

16:01

Papa Françesku viziton Greqinë në shtator

Papa Françesku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi në Shtator, pasi ka pranuar ftesën e Presidentes së Republikës, Katerina Sakellaropoulou. Kreu i Kish...

14:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI