Flash

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Astrit Patozit, hap listat e kandidatëve për deputetë

Lapsi.al 30 June 2021
Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Astrit Patozit,  hap listat e

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji. Me shfuqizimin e këtij neni nga Kodi zgjedhor, në të ardhmen, deputeti që fiton numër më të madh votash futet në parlament pavarësisht renditjes. Pra, lista bëhet tërësisht e hapur. Megjithatë, duhet parë si imponohet Kuvendi ta korrigjojë ligjin pasi Gjykata Kushtetuese ta ketë arsyetuar ligjin.

“Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyes, më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi nuk mund të jetë më shumë se 10 000 vota. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.” Ky është neni që Kushtetuesja ka shfuqizuar nga Kodi Zgjedhor.

Ndërsa, me një vendim tjetër, Kushtetuesja rrëzon pesë aleatët e Bashës, që kishin pretendime për formulën e financimit të partive me fondet shtetërore.

NJOFTIMI

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancën plenare publike të datës 17.06.2021 çështjen me kërkuese Partinë Republikane të Shqipërisë, Partinë Agrare Ambientaliste, Partinë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Demokristiane të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e fjalisë së dytë të paragrafit të tretë të nenit 88 të Kodit Zgjedhor: “Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre.”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese

VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.”

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI