Flash

(VIDEO) Momenti kur makina del nga rruga dhe futet brenda dyqanit në mes të Vlorës

Lapsi.al 30 June 2021
(VIDEO) Momenti kur makina del nga rruga dhe futet brenda dyqanit në mes

Ky është edhe momenti kur ditën e djeshme makina tip 'Golf 5' përfundon në dyqanin e luleve në Vlorë.

Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të biznesit përballë dhe dallojnë fare qartë se makina nga shpejtësia e tepërt nuk ka mundur të frenojë në kohë.

Në momentin kur ka dashur të marri kthesën makina ka rrëshktur duke përfunduar në biznesin aty pranë.

Ngjarja ndodhi në bulevardin "Ismail Qemali." Dje u raportua se nuk pati persona të lënduar. Drejtuesi i makinës dhe shoqëruesi i tij janë larguar nga vendi i ngjarjes.

"Pashë makinën e futur në dyqan, erdhi ambulanca dhe policia. Ambulanca iku përsëri poshtë sepse nuk kishte njeri në makinë. Ishin dy persona dhe ikën me vrap. Ndodhi aksidenti, dolën nga makina dhe ikën me vrap," tha dje një dëshmitare e ngjarjes. ©Lapsi.al 

[video width="1458" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/IMG_4615-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI