Flash

2 agjentë rusë hynë në Shqipëri gjatë stërvitjes “Defender Europe 21”

Lapsi.al 29 June 2021
2 agjentë rusë hynë në Shqipëri gjatë

Dy shtetas rusë, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të Kodit Penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.

Sipas një lajmi që raporton Top Channel i cili u referohet burimeve të sigurta thuhet se rusi i parë, Budanov hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar të investonte në qytetin e Vlorës. Por veprimtaria e tij, me gjithë informacionin sekret shikohet e dyshimtë nga hetuesit që dyshojnë se Budanov qëndroi ne Orikum gjatë kohës që në Vlore kryhej stërvitja Defender Europe, një nga stërvitjet me te mëdha ushtarake e zhvilluar ne Evropë. Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore ne datën 10 maj, nën argumentin që nuk përmbushte kushtet e qëndrimit në Shqipëri.

Rusi i dyte Cherkasov hyri ne 12 maj përmes Muriqanit. Edhe ai u intervistua, ndërsa nuk u lejua që të fuste në vendin tonë dronin. Ai u mbajt nën vëzhgim gjatë 3 ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave që ka takuar është referuar ne prokurori. Cherkasov u vëzhgua në distancë nga anti-terrori shqiptar thane burimet e sigurta te Top Channel, rezulton se ai qëndroi ne një hotel luksoz në Tirane, pa u regjistruar me identitetin e tij të vërtetë, e mandej u zhvendos në Durrës, ku dhe qëndroi vetëm 3 dite për tu larguar me pas nga Shqipëria. /TCH

Të këshilluara

Digjet një shtëpi në Pogradec

Një familje në fshatin Piskupat të Pogradecit mbeti në qiell të hapur pasi banesa ku jetonin u dogj thuajse plotësisht. Flakët u përhapën me shpejtësi në objekt...

18:28

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI