Flash

Vrasja e berberit shqiptar në Londër, nëna rrëfen ngjarjen e rëndë

Lapsi.al 29 June 2021
Vrasja e berberit shqiptar në Londër, nëna rrëfen ngjarjen e

Një nënë shqiptare, djali i të cilës u vra në një klub të Londrës, dy vite më parë ka treguar momentin kur mori vesh lajmin e trishtë.

Grineo Daka, 27-vjeç me profesion berber në Stratford u vra në orët e para të 7 korrikut të vitit 2019. Në lidhje me këtë ngjarje Jeton Krasniqi u dënua me 31 vite e gjysmë burg.

Prindërit e viktimës thanë se nuk asnjë dënim që mund të shërojë zemrat e tyre pasi humbën djalin.

Nëna e 27-vjeçarit deklaroi se fajësoi veten kur u informua nga oficerët për vdekjen e djalit. Ajo tregoi vështirësitë që kishin kaluar në jetë duke ardhur në Angli me djalin e tyre ku ai ishte vetëm 9-vjeç për t’i dhuruar atij një jetë dhe mundësi më të mira.

“Jam një trup i gjallë me një mendje të vdekur. Kemi ardhur në Angli në vitin 2001 me djalin tonë nëntë vjeç, në mënyrë që t’i japim atij një jetë më të mirë dhe mundësi më të mira. Ne nuk kishim asgjë dhe nuk dinim asnjë fjalë anglisht, por dinim të punonim shumë për të përmirësuar të ardhmen e tij. Ne kemi punuar dy ose tre punë.

Asnjëherë nuk kam ndalur së punuari sepse doja t’i jepja gjithçka. Ai ishte gëzimi ynë i vetëm dhe na hoqi të gjitha vuajtjet dhe shqetësimet. Atij i pëlqente muzika dhe të ndihmonte miqtë e tij. Dëshira e tij kryesore ishte të na shihte të lumtur. Ai më tha se do të kujdesej për ne dhe do të na donte dhe do të bënte gjithçka për ne” u shpreh ajo.

Grineo kishte qenë në Klub pak para mesnatës një natë para se të vritej.

Ai dhe disa nga miqtë e tij u përfshinë në një sherr me shishe. Të nesërmen ai dhe miqtë e tij shkuan sërish në të njëjtin lokal.

Grineo mori fillimisht një telefonatë dhe më pas u takua me Krasniqin dhe tre persona të tjerë.

Pas sherrit, të shtënat u regjistruan rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Një nga plumbat e kapi Grineon në shpinë. Ai ndërroi jetë 30 minuta më vonë.

Të këshilluara

Digjet një shtëpi në Pogradec

Një familje në fshatin Piskupat të Pogradecit mbeti në qiell të hapur pasi banesa ku jetonin u dogj thuajse plotësisht. Flakët u përhapën me shpejtësi në objekt...

18:28

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI