Një 38-vjeçar është shoqëruar nga efektivët e policisë, pasi në rrugën “Skënder Luarasi” është konfliktuar me një shtetase.
Sipas informacioneve të policisë, mësohet se shtetasi A. K., ka qenë në gjendje të dehur.
Gjithashtu, gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar efektivët e policisë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:30, në rrugën “Skënder Luarasi”, për motive të dobëta, shtetasi A. K., 38 vjeç, është konflktuar verbalisht me shtetasen E. T. Gjithashtu ky shtetasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij. Shtetasi A. K., aktualisht ndodhet në spital duke marrë ndihmën përkatëse mjekësore, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.