Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

Aksident i frikshëm në Vlorë, makina del nga rruga dhe përfundon brenda dyqanit të luleve. Dy të rinjtë largohen nga vendngjarja (FOTO)

Lapsi.al 29 June 2021
Aksident i frikshëm në Vlorë, makina del nga rruga dhe

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të martë në qytetin e Vlorës. Një automjet tip ‘Volkswagen Golf 5’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në brendësi të një dyqani lulesh.

Dy personat të cilët ndodheshin në automjet janë larguar nga vendngjarja, ndërkohë që banorët dhe policia po përpiqen të nxjerrin automjetin nga dyqani i luleve me ndihmën e një karotreci.

Një banore aty pranë tregoi më herët për Top Channel se pasi dëgjoi një zhurmë doli në ballkon për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ajo tha se policia dhe ambulanca mbërritën me shpejtësi në vendngjarje por dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi nga vendi ku ndodhi aksidenti.

“Në momentin që ka ndodhur aksidenti dëgjova zhurmën dhe dola në ballkon. Pashë makinën të futur në dyqan, vjen policia dhe ambulanca në ato momente. Ambulanca iku bosh sepse s’kishte njeri në makinë. Ishin dy persona, ndodhi aksidenti, dolën nga makina dhe ikën me vrap”, shprehet qytetarja.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, ndërsa po tentohet nxjerrja e mjetit nga dyqani i luleve, ndërkohë që shpejtësia tej normave dyshohet të jetë shkaku i këtij aksidenti./ TCh

Të këshilluara

Pjerin Ndreu reagon pas padisë së policëve

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar në facebook, lidhur me padinë e ngritur në adresë të tij, nga tre efektivë të Policisë së Shtetit. Lex...

13:47

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI