Flash

Rama si Çuçi për të vrarët në aksidente dhe me armë: Nuk jam i shqetësuar, trendet janë brenda limitit!

Lapsi.al 29 June 2021
Rama si Çuçi për të vrarët në aksidente dhe me

Kryeministri Rama ka folur njësoj si Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një konference për mediat sot, kur u pyet për të vrarët në aksidente dhe në përplasje me armë në plazhe. Rama tha se nuk ishte i shqetësuar sepse trendet e shifrave të aksidenteve dhe të vrarëve ishin brenda limiteve dhe se policia nuk mund t'i parandalonte.

"Nuk jam i shqetesuar, trended janë brenda një limiti që përcakton shkallën e uljes dhe ngritjes dhe janë brenda kufijve të arsyeshmes. Ngjarjet e ndodhura janë tronditëse, por turistët të mos kenë asnjë merak. Atmosfera e një vendi që turistët nuk duhet të vijnë se mund të vriten rrugëve, është në ekran, nuk është në terren dhe fakti tregon që turistët po vijnë. Turistët nuk vijnë nga hëna, por vijnë nga nga vende ku jetohet dhe 1 ose 2 ose 3 ngjarje tragjike nuk përcaktojnë nivelin e sigurisë apo të pasigurisë dhe të thuash që është më keq se të kishte kovid nuk di si ta quaj. Të jemi realist dhe të kuptojmë si është dinamika e një ngjarjeje me çfarë lidhet dinamika e një ngjarjeje" u shpreh kryeministri, duke fajësuar edhe ai gjykatësit dhe prokurorët që nuk dënojnë sa duhet shkelësit e ligjeve. Rama përsëriti edhe një herë deklaratat e Bledi Çuçit duke thënë se policia nuk mund të ndalonte të çmendurit që ecin me shpejtësi ne rrugë apo të parandalonte vrasjet mes fqinjëve.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI