Flash

Memli Krasniqi shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Lapsi.al 28 June 2021
Memli Krasniqi shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Memli Krasniqi ka zyrtarizuar sot kandidaturën për kryetar të ri të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo forcë hapi garën pas dorëheqjes së kryetarit në detyrë Enver Hoxhaj që e mbajti këtë post pas thirrjes në Gjykatën Spciale të Kadri Veselit. Rezultati i dobët në zgjedhjet e fundit bëri që kjo forcë të hapë garën për kreun e partisë.

Në deklaratën e shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar të ardhshëm, Krasniqi ka thënë se PDK ka nevojë për të hapur një kapitull të ri, një projekt politik për qytetarin e Kosovës.

“Më 3 korrik, do të kemi një proces demokratik zgjedhor për Kryetarin e PDK-së. Duke qenë krenar me rrugëtimin tonë për Kosovën, dhe duke ndier përgjegjësinë e madhe që kemi për të ardhmen, unë kam vendosur që të kandidoj për të udhëhequr PDK-në.

Jam plotësisht i bindur që së bashku do ta ndërtojmë profilin dhe ekipin që na duhet, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një adresë të mirëfilltë politike, për të cilën ata kanë shumë nevojë.

Jam më se i vendosur që së bashku ta çlirojmë potencialin e demokracisë, meritokracisë dhe përkushtimit, që PDK-ja të jetë derë e hapur për gjithësecilin që don dhe ka çfarë t’i japë vendit, shoqërisë dhe institucioneve shtetërore”, - ka thënë Krasniqi.

Ai tha se përtej një subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës është projekt madhor kombëtar e identitar që i ka dhënë fizionominë lirisë, pavarësisë dhe shtetit sovran. Memli Krasniqi është aktualisht nënkryetar i PDK-së dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tropojë, plagoset një grua

Një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin duke përplasur me një kamion në Tropojë. Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjerja B. P, e cila pasi ka marrë n...

20:18

Digjet një skaf në plazhin e Durrësit

Në plazhin e Durrësit ka marrë flakë ditën e sotme një skaf uji. Skafi është djegur në zonën e njohur të plazhit të emërtuar "Iliria".  Skafi është djegur afër ...

20:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI