Flash

VIDEO/ Pas Velipojës, përplasje për shezlongët edhe në Ksamil

Lapsi.al 28 June 2021
VIDEO/ Pas Velipojës, përplasje për shezlongët edhe në

Pas Velipojës, ka plasur konflikti për shezlonet edhe në Ksamil. Pronari i një hoteli të njohur, Albert Sula është përplasur me punonjësit e policisë, të cilët kanë shkuar t’i heqin çadrat.

“Leji ato shezlone”- dëgjohet të thotë ai në videon e publikuar nga Syri.net. Ai rrëfen se atë pjesë plazhi e shfrytëzon prej 15 vitesh, ndërsa sivjet ia kanë dhënë pa asnjë kriter një punonjësi policie.

Policia bashkiake e mbështetur nga ajo e rendit ka hequr disa shezlonë, të cilat biznesmeni i ka me dokumente të rregullta në bazë të territorit që menaxhonte prej vitesh.

Albert Sula, shpreh shqetësimin për pjesën e plazhit, duke u shprehur se hapësirën e shfrytëzuar prej tij, ia kanë dhënë një punonjësi policie. Ai vë në dukje se punonjësi i policisë nuk plotëson asnjë kriter, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Bregdetit nuk i ka dhënë zgjidhje.

“Unë jam pronar, investitor prej 15 vitesh. I kam përmbushur të gjitha kriteret dhe ligjet që ka qeveria jonë për të marrë një kontratë plazhi. Në një mënyrë ose në një tjetër ai e ka marrë me të padrejtë. Sepse një punonjës që ka marrë një lokal me qera, që nuk plotëson asnjë kriter, që duhen kritere të tjera” - është shprehur biznesmeni.

Për shkak të konfliktit, pushuesit kanë braktisur plazhin, duke u larguar drejt zonave të tjera.

Të këshilluara

Aksident në Tropojë, plagoset një grua

Një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin duke përplasur me një kamion në Tropojë. Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjerja B. P, e cila pasi ka marrë n...

20:18

Digjet një skaf në plazhin e Durrësit

Në plazhin e Durrësit ka marrë flakë ditën e sotme një skaf uji. Skafi është djegur në zonën e njohur të plazhit të emërtuar "Iliria".  Skafi është djegur afër ...

20:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI