Flash

Konflikti i mori jetën në ditën e parë të punës/ Kamerierët në Shkodër bëhen bashkë për të ndihmuar familjen Zeneli, dhurojnë të ardhura nga puna

Lapsi.al 28 June 2021
Konflikti i mori jetën në ditën e parë të punës/

Musaen Zeneli, 20 vjeçari viktimë e pafajshme e vrasjeve në Velipojë, është përcjelle për në banesën e fundit. Ai ishte në ditën e parë të punës duke tentuar të sigurojë disa të ardhura më shumë për familjen e tij në veshtiresi të mëdha ekonomike.

Me fatkeqësinë e familjes është sensibilizuar edhe Rehyl Toska, kamarier në Shkodër. Ai ka ndërmarrë një iniciativë që të ardhurat nga puna e përditshme ti dhurojnë për familjen Zeneli.

Rehyl Toska: Pati ëndrra shumë të mëdha, iu ndërpre ëndrra në mes. Ashtu siç e kemi vazhduar të gjithë që të çojmë bakshish familjes, mora iniciativën sado pak që t’i jap ndihmesë familjes. Kanë kontribuar 1 mijë lekë, 5 mijë lekë, 10 mijë lekë. Ka pasur dhe prej atyre që kanë kontribuar më tepër, por e kanë pritur shumë mirë. Bakshishi që i ka munguar djalit që iku nga kjo jetë, ne do ta vazhdojmë për 2-3 ditë, do të kontribuojmë.

Nismën e përkrahin edhe kolegët e tjerë.

Kamarierët: “Ishte pjesë e jona si koleg pune, jemi të gjithë prej një vendi.”

“E kemi nisur dhe ne që prej të rinj këtë zanat, vendosa që ta ndihmoj edhe unë. E kemi ndihmuar i gjithë stafi ku punoj unë.”

Vetëm në pak orë, mbi 35 kamarierë, banakierë dhe menaxhere të bar restoranteve të Shkodrës janë bashkuar për të ndihmuar familjen Zeneli me të ardhurat nga puna e tyre./ TCh

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI