Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Ceremonia mortore e Musaen Zenelit/ Myftiu i Shkodrës: Po shpëton nga propaganda e mjerimi, nga statuset në FB të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty

Lapsi.al 28 June 2021
Ceremonia mortore e Musaen Zenelit/ Myftiu i Shkodrës: Po shpëton nga

Paraditën e së hënës, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në ceremoninë mortore të 20-vjeçarit Musaen Zeneli, që humbi jetën në mënyrë tragjike një ditë më parë në "masakrën" e Velipojës, ku katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Myftiu iu drejtua të pjesëmarrësve që kishin ardhur për të shprehur ngushëllimet e tyre, duke theksuar se njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohëshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë!

Allahu të mëshiroftë, djali ynë, që po largohesh nga kjo botë, duke shpëtuar nga propaganda e mjerimi, nga statuset në fb të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty; nga statuset populiste e të pavlera, që vlerësohen më shumë se zemra e djegur e nënës tënde, që nuk do të gjejë më rehati, sa të ketë jetë!

Allahu të mëshiroftë e të pranoftë me butësinë e faljen e Tij, e ne na udhëzoftë se shumë larg kemi devijuar rrugën!”, – tha ndër të tjera në fjalën e tij para faljes së namazit të xhenazes, që u dëshmua nga besimtarë të shumtë, imamë e drejtues të shoqatave bamirëse.”

Të këshilluara

Aksident në Prrenjas, një person humb jetën

Sërish është regjistruar një aksident me vdekje në orët e para të mesnatës së ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas, ku makina tip ‘Benz’ është përp...

11:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI