Flash

Vazhdon katastrofa mjedisore në Durrës, plehrat kutërbojnë Shkozetin

Lapsi.al 28 June 2021
Vazhdon katastrofa mjedisore në Durrës, plehrat kutërbojnë

Situata e pazakontë me plehrat në Durrës, në mes të sezonit turistik, vazhdon.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj që ka raportuar këto ditë mbi situatën e krijuar ka qenë sot në Shkozet, ku mbrëmjen e kaluar janë transportuar tonelata me plehra. Në vështirësi serioze gjatë raportimit për shkak të erës së rëndë, ajo tha se kjo është një zgjidhje emergjente e momentit nga ana e bashkisë së Durrësit, teksa jetesa në këtë zonë është bërë e padurueshme dhe banorët janë çuar në protestë.

“Ndodhem në lagjen 14 në Shkozet të Durrës, në vendin ku deri para pak ditësh ndodheshin qentë rrugaçë. Ditët e fundit po shërben si vendgrumbullim i mbetjeve urbane. Mbledhja e tyre ka bërë që banorët e Shkozetit të hidhen në protestë. mezi flas për shkak të erës së rëndë që lëshojnë plehrat e dekompozuara nën temperaturat e larta. 

Është e padurueshme jetesa në këtë lagje, ndërkohë që kjo është një zgjidhje emergjente e momentit që mundi të bëjë bashkia e Durrësit, pasi prej 6 ditësh plehrat mbetën rrugëve, duke mbushur trotuaret. Bashkia e Durrësit ka kërkuar ndihmë nga bashkitë e tjera. Gjatë natës së kaluar një duzinë kamionë janë dërguar në bashki të tjera në veri për t’u menaxhuar. 

Kreu i PD Durrës Ferdinand Xhaferri ka qenë pak minuta më parë dhe ka folur me banorët. 

I gjithë sezoni turistik i rrezikuar. Pas mbylljes së vendgrumbullimit të plehrave në Porto Romano, bashkisë nuk iu dha mundësi për vendgrumbullimin e tyre”, raportoi Haxhiaj për “Neës 24”.

Të këshilluara

Aksident në Prrenjas, një person humb jetën

Sërish është regjistruar një aksident me vdekje në orët e para të mesnatës së ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas, ku makina tip ‘Benz’ është përp...

11:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI