Flash

Dalin rezultatet e zgjedhjeve rajonale në Francë

Lapsi.al 27 June 2021
Dalin rezultatet e zgjedhjeve rajonale në Francë

E djathta ekstreme e Fronit Kombëtar të Marine Le Pen ka dështuar në zgjedhjet rajonale që mbajtën raundin e dytë këtë të diel në Francë. Ky raund shihej si provë kryesore për Le Pen e cila shpresonte të fitonte të paktën në një nga rajonet e vendit.

Vlerësimet që bëhen në fund të raundit të dytë e llogarisin pjesëmarrjen në 34.5%. Kjo pjesëmarrje ishte pak më e lartë se në raundin e parë kur dolën për të votuar vetëm 33% e zgjedhësve duke shënuar një rekord negativ.

Shumë politikanë dhe ekspertë thanë se kjo pjesëmarrje e ulët tregoi një "krizë demokratike" në kulturën politike të Francës dhe se votuesit nuk shohin ndonjë arsye për t'iu drejtuar votimeve. Sipas të dhënave paraprake partitë tradicionale të së majtës dhe së djathtës, socialistët dhe republikanët mbajtën një numër të rajoneve të Francës.

Të dyja palët bashkuan forcat në mënyrë që të ndalonin një kandidat të ekstremit të djathtë të merrte kontrollin e Provence-Alpes-Côte d'Azur dhe mesa duket ia arritën. Nga ana e saj, Le Pen fajësoi pjesëmarrjen e ulët për rezultatet e dobëta të partisë së saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI