Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

PD godet ashpër deklaratën e Bledi Çuçit për situatën në vend: Regjimi lau duart

Lapsi.al 28 June 2021
PD godet ashpër deklaratën e Bledi Çuçit për

Enkelejd Alibeaj reagoi zyrtarisht nga PD pas deklaratave të Bledi Çuçit, i cili në cilësinë e ministrit të Brendshëm nuk mbajti asnjë përgjegjësi për situatën kriminale në vend dhe aksidentet që po marrin jetë njerëzish dita ditës.

Lexo më tej: 9 viktima për 2 ditë/ Ministri i Brendshëm lan duart: Policia nuk ndal dot krimet 

Sipas Alibeajt, "regjimi Rama-Doshi me anë të Çuçit lau duart me kapitullimin e shtetit para krimit."

 

"Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë.

Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë ‘hëngshin kokat e njëri-tjetrit’.

Fatkeqësisht, përveç gjunjëzimit para krimit ata nuk kanë çfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve.

Modeli që kanë ndërtuar ndër vite është ai i kriminalizmit të institucioneve dhe të politikës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me çdo çmim. Me krimin dhe për krimin.

Faturën e këtij bashkëpunimi të pështirë midis politikës dhe krimit, po e paguajnë familjet shqiptare, sepse një pushtet i marrë me krimin, nuk vret vetëm demokracinë, por vret të pafajshëm në çdo cep të Shqipërisë.

Pa u goditur ky model, pa u zhbërë aleanca midis regjimit Rama-Doshi dhe krimit të organizuar, pasiguria do të mbretërojë në çdo shtëpi, në çdo rrugë, në çdo lagje dhe në çdo qytet.

Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që në 25 prill votuan për largimin e këtij regjimin dhe fundin e modelit të politikës të lidhur me krimin, do të vazhdojë luftën për ndarjen e politikës nga krimin, për kthimin e legjitimitetit në vend, si të vetmen rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare." tha mes të tjerash Alibeaj.

Të këshilluara

Aksident në Prrenjas, një person humb jetën

Sërish është regjistruar një aksident me vdekje në orët e para të mesnatës së ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas, ku makina tip ‘Benz’ është përp...

11:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI