Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: Vetëm një rast i ri, asnjë jetë e humbur

Lapsi.al 28 June 2021
Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: Vetëm një rast i ri,

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 2954 testime, nga të cilat ka rezultuar positivë me Covid19 1 qytetar në Elbasan.

Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 4

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2954

Testime totale 798,276

Raste pozitive 132,513

Raste të shëruara 129,994

Raste Aktive 63

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 26

Shkodër 14

Durrës 5

Lezhë 5

Elbasan 5

Berat 3

Dibër 2

Kukës 1

Fier 1

Vlorë 1

Të këshilluara

Aksident në Prrenjas, një person humb jetën

Sërish është regjistruar një aksident me vdekje në orët e para të mesnatës së ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas, ku makina tip ‘Benz’ është përp...

11:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI