Flash

I hoqën patentën, shqiptari nga Kosova falënderon policinë: Më ndërgjegjësuat (VIDEO)

Lapsi.al 28 June 2021
I hoqën patentën, shqiptari nga Kosova falënderon policinë:

Një shqiptar nga Kosova ka falenderuar policinë që i ka hequr lejen e drejtimit të makinës për tre muaj dhe e ka gjobitur për shkak të shpejtësisë. Në një video-mesazh që ka bërë në rrjetet sociale, qytetari se ndëshkimi nga policia e ka ndihmuar që të ndërgjegjësohet për shkeljet e kryera. Më tej ai u bën thirrje të gjithë drejtuesve që të udhëtojnë me kujdes.

“Falenderim special për Policinë e Kosovës. Ju faleminderit që më gjobitët me 300 euro për shkak shpejtësie. Ju faleminderit që më hoqët patentën për 3 muaj, shkaku i shpejtësisë. Ju faleminderit që më hoqët 3 pikë në patentë, shkaku i shpejtësisë. Kjo është një vetëndërgjegjësim për mua dhe për shoferët. Ju lutem mos vozisni me shpejtësi të panevojshme dhe kini kujdes sepse shkaku i shpejtësisë së pakontrolluar po ndodhin aksidente, siç e kemi rastin në Shqipëri, në Vlorë, ku u shua një familje. Është vetëm një mesazh: Ju lutem kini kujdes. Faleminderit policia dhe mos toleroni askënd. Ky është një mesazh falenderimi për Policinë e Kosovës, për njësitin e trafikut. Ju faleminderit shumë që më mbushët mendjen,”- thotë qytetari.

Të këshilluara

Digjet një skaf në plazhin e Durrësit

Në plazhin e Durrësit ka marrë flakë ditën e sotme një skaf uji. Skafi është djegur në zonën e njohur të plazhit të emërtuar "Iliria".  Skafi është djegur afër ...

20:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI