Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorët e vënies së zjarrit në malin e Tomorrit. Policia njofton se janë arrestuar shtetasit: B. M., 50 vjeç dhe E. T., 32 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasit B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan. Këta shtetas kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyllë me pisha.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.