Flash

Rrëfimi mes lotësh i nënës së Musaen Zenelit: Edhe hamall ka punuar, lekët m’i sillte mua

Lapsi.al 29 June 2021
Rrëfimi mes lotësh i nënës së Musaen Zenelit: Edhe

Ngjarja e rëndë në Velipojë prodhoi 4 të vrarë e dy të plagosur. Një prej viktimave, ishte dhe 20-vjeçari Musaen Zeneli, i pa përfshirë në konfliktin mes dy familjeve, Gocaj dhe Ferracaku. Plumbat e kapën befasisht të riun, teksa ndodhej në orarin e punës, pikërisht, në ditën e parë të saj.

Nëna e Musaenit, Anila, ka dhënë një intervistë për emisionin “Me zemër të Hapur”, ku mes lotësh, ajo rrëfen momentin kur ka marr vesh ngjarjen e rëndë.

Mamaja e viktimës tregon karakteristika të djalit. Ajo thotë se ishte i dashur dhe i ëmbël në sjellje, ndërsa shton se sistematikisht punonte. Paratë që përfitonte nga puna i riu ia dorëzonte mamasë, pasi siç e konfirmon ajo, pas vdekjes së të shoqit, familja përballej me vështirësi ekonomike.

“Edhe hamall ka punuar dhe lekët m’i sillte mua”, rrëfen mamaja e djalit.

Ndërkaq, ajo tregon edhe momentin kur ka parë për herë të parë trupin e pajetë të të birit.

“Kur e pashë u qetësova, e putha”, rrëfen gruaja.

“Ai faktikisht nuk ka qëndruar pa punë. Ne si familje, që kur ma ka lënë baba të vogël, e kam mësu me edukatën që të donte punën. Ka qenë fëmijë i butë, i qetë, s’i kam shtrirë dorën ndonjërit.

Ai tha kemi gjet një qen, ma mbaj, do i shes. Ka qenë fëmijë i sinqertë, atë lek që ka fituar ma ka sjell në dorë. Punonte gjithmonë gjatë verës, nuk rrinte pa punuar. Ndoshta dhe hamall ka punuar, e ka qëndruar duke mbajtur thasë, lekët mi jepte mua. Ai ka mbajt pulat, qentë, të gjitha. Jam krenar për të. Dita e parë e punës për të ka qenë me gëzim.

‘Mami më tha, jam paradite në punë. Po nisem për Velipojë’ .

Unë isha në punë, çdo zemër nëne ndjen therje, rrahje, sepse çdo nënë e kupton dhimbjen e fëmijës. Di të them këtë gjë, faleminderit Zotit që ka pasur dhe djalë krenar, ka shkuar i qeshur. S’e di pse më ka vdek djali. Unë vdekjen e tij e kam marrë vesh nga vëllai, atë kishin marrë në telefon. Unë e kam mbyll telefonin dhe më ranë të fikët, nuk di më. Rrethanat s’i di.

Trupin e djalit e kam parë pasi ika në shtëpi, fola me përgjegjësen dhe më tha hajde hymë bashkë. Kam parë trupin e tij, e kam parë dhe me e putha. Nga drejtësia kërkoj të drejtën për djalin tim, kaq. Felizi i parë m’u këput, të mos më këputet filizi tjetër. Nuk di ç’të them, them të kenë kujdes shumë të rinjtë e sotëm”, përfundoi Anila Zeneli.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI