Arrestohet në Kavajë për korrupsion prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi. Policia ka ndaluar edhe shoferin e tij, ndërsa është kontrolluar edhe banesa e prokurorit. Karriqi ka qenë edhe prokuror i çështjes së këngëtares Fjolla Morina, e cila u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës.