Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se nuk ndien përgjegjësi morale për aksidentin e rëndë në Levan-Vlorë ku humbën jetën 4 persona, pjesëtarë të një familjeje. Ai shtoi se si njeri do donte të ishte një situatë idilike, pa vrasje e aksidente, por sipas tij kjo është utopike.