Flash

Shkuan në Pukë për të mbjellë kanabis/ Arrestohen 3 të rinjtë nga Tirana, në pranga dhe një 17-vjeçar nga Kuksi

Lapsi.al 28 June 2021
Shkuan në Pukë për të mbjellë kanabis/ Arrestohen 3

4 persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Policia ka arrestuar shtetasit Ervin Himollari, 31 vjeç, Alfred Limasni,  25 vjeç dhe Jashar Hilaj, 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës, të cilët dyshohet se, në vendin e quajtur "Përroi i Goskës", në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati kubikët me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI