Fluturimet e para nga aeroporti i Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut” do të nisin më 15 korrik. Destinacionet e para do të jenë drejt Zyrihut dhe Stambollit. Nga muaji gusht dhe shtator po ashtu do të ketë edhe destinacione të tjera. Çmimet e biletave të udhëtimit është thënë se do të jenë me kosto të ulët.
Aeroporti “Zayed Flatrat e Veriut” u inaugurua pak ditë para mbylljes zyrtare të fushatës së 25 prillit, ndërkohë që vijojnë ende punimet për ndërtimin e plotë të ambienteve të këtij aeroporti.