Flash

Krimi në Velipojë/ Basha: Jeta e shqiptarëve në rrezik, krimi është bërë njësh me pushtetin

Lapsi.al 27 June 2021
Krimi në Velipojë/ Basha: Jeta e shqiptarëve në rrezik,

Për masakrën e ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë ka folur edhe kreu i  demokratëve Lulzim Basha, i cili shigjeton kryeministrin Edi Rama në reagimin e tij. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i selisë blu shprehet se jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.

“Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në  rrezik”, shkruan Basha.

Kryedemokratit nuk i ka shpëtuar as postimi i kryeministrit Rama, i cili mori mjaft reagime negative.

Lexo edhe: Provokimi i Ramës me "Velipojën e dashur", lumë komentesh negative në rrjetet sociale

Ai e ka cilësuar cinik postimin e kreut të shtetit për bregdetin e Velipojës, duke theksuar se kjo konfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit.

“Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”, mbyll postimin Basha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI