Flash

Manastirliu: Nëse jeni mbi 18-vjeç, nga sot mund të aplikoni në portalin e-Albania për t’u vaksinuar

Lapsi.al 27 June 2021
Manastirliu: Nëse jeni mbi 18-vjeç, nga sot mund të aplikoni

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se nga dita e sotme nisin aplikimet në portalin e-Albania për t’u vaksinuar kundër Covid, duke filluar nga grupmosha mbi 18-vjeç.  Manastrirliu sqaron se deri më tani janë kryer mbi 935 mijë vaksinime anti-Covid, ndërsa thekson se fushata e vaksinimit do të vijojë për të siguruar një sezon jetik të turizmit.

“Nga sot mund të aplikoni në portalin e-Albania për t’u vaksinuar pa dallim mbi 18 vjeç, në ditët e hapura të vaksinimit në datat 29-30 qershor. Më shumë se 935 mijë vaksinime anticovid janë kryer deri tani, teksa do ta intensifikojmë këtë proces jetik në sezonin e verës, që është koha më e mirë për shtrirjen e vaksinimit masiv”, shkruan Manastirliu.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI