Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Një 45-vjeçar gjendet i pajetë në tokat e tij në Fier

Lapsi.al 26 June 2021
Një 45-vjeçar gjendet i pajetë në tokat e tij në Fier
Policia jep detaje të reja nga vdekja e një 45-vjeçari në Fier. Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, Neritan Goga, është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, në fshatin Sheqishte. Nga hetimet e para, dyshohet se 45-vjeçari është vetëhelmuar, ndërsa thuhet se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Aktualisht, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes. "Sot rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes", njofton policia.

 
     

Të këshilluara

Mbyllet dogana e Kapshticës deri më 3 korrik

Dogana e Kapshticës do të jetë e mbyllur deri më datë 3 korrik. Lajmi është bërë publik, nga “Dogana shqiptare”, e cila thotë se për shkak të situatës jo të ...

17:46

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI