Flash

Aksidenti me 4 viktima në Vlorë, Gjykata lë në burg 22-vjeçarin Igli Madani që drejtonte “Audin”

Lapsi.al 27 June 2021
Aksidenti me 4 viktima në Vlorë, Gjykata lë në burg

Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën “arrest me burg” për Igli Madanin, 22-vjeçarin që shkaktoi aksidentin në aksin Levan-Vlorë, ku u shua familja Gushi. Drejtuesi i automjetit tip “Audi” që shkaktoi aksidentin tragjik nuk ishte i pranishëm në seancë. Në gjyq ai përfaqësohej nga avokati, pasi vijon të jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Avokati i Madanit ka kërkuar një masë më të lehtësuar duke sjellë në vëmendje situatën e rënduar psikologjike të të riut pas aksidentit.

Aksidenti i rëndë ndodhi të premten në mëngjes, ku humbën jetën prindërit dhe dy vajzat e mitura që ktheheshin në Shqipëri për pushime.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI