Teksa dy ditët e fundit kanë pasur një bilanc tragjik viktimash në vendin tonë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi po mban një konferencë për mediat për ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin. Kjo konferencë vjen një ditë pas takimit të ministrit Çuçi dhe drejtuesve të tjerë të policisë me kryeministrin Edi Rama në Vlorë dhe është e para deklaratë zyrtare e ministrit pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend në Velipojë dhe në aksin tragjik rrugor Vlorë-Levan.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka drejtuar gishtin e fajit nga prokrurët dhe gjyqtarët për ngjarjet e fundit kriminale në vend. Në një konferencë për mediat, ai pretendon se persona të rrezikshëm janë kapur nga Policia e Shtetit por janë liruar nga drejtësia.