Flash

Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Njësia Operacionale e Tiranës ‘zbarkon’ në autostradën Vlorë-Fier!

Lapsi.al 26 June 2021
Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Njësia Operacionale e Tiranës

Një ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën katër anëtarët e familjes Gushi, njësia operacionale e Tiranës ka zbarkuar në Vlorë, për të kryer kontrolle në autostradën Levan-Vlorë, ku edhe ndodhi aksidenti fatal. Kontrollet me radarë kanë nisur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa deri më tani numërohen rreth 30 gjoba të vendosura për tejkalim të shpejtësisë.

Kujtojmë se, limiti i shpejtësisë në autostradën Levan-Vlorë është 110 km në orë, por kjo nuk ‘e ndaloi’ 22-vjeçarin, Igli Madani, që me automjetin e tij 100 mijë eurosh të ecte me shpejtësi skëterrë në rrugë, deri sa bëri gjëmën dhe shkaktoi vdekjen e katër personave.

Ashtu si 22 vjeçari apo bashkëmoshatarë të tij janë të paprekshëm! Ata, dhe të fortët mund të bëjnë çdo gjë në këtë vend, ndërsa arroganca e tyre i ka rrënjët te pandëshkueshmëria!

Nëse disa prej tyre do ndaloheshin, do penalizoheshin e burgoseshin, sot katër anëtarët e familjes nga Patosi do ishin gjallë!

Të këshilluara

Tërmet në Malin e Zi

Lëkundje tërmeti në Malin e Zi. Mësohet se lëkundjet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter janë ndjerë në Ilago përgjatë natës. Tërmeti u regjistrua rreth orës...

08:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI