Flash

Krimi që tronditi Greqinë, del foto e pilotit vrasës pas hekurave të burgut

Lapsi.al 26 June 2021
Krimi që tronditi Greqinë, del foto e pilotit vrasës pas hekurave

I rehatuar, plotësisht i vetëdijshëm dhe i ftohtë në burgun Korydallos, piloti 32-vjeçar duket se është përshtatur plotësisht me jetën e tij të re prapa hekurave.

Burimet theksojnë në protothema.gr se Babis Anagnostopulos, pas izolimit, ka thënë se për të është sikur të ishte kthyer në shtëpi. Vrasësi i 20-vjeçares e ndan qelinë me dy të dënuar të tjerë, ndërsa ndodhet në zonën e cilësuar si VIP.

Ai kërkoi që të angazhohet me punë në burg në mënyrë që të kalojë ditën e tij, por edhe për të treguar sjellje të mirë.

Ndërkohë, në mediat greke është publikuar edhe fotoja e parë e pilotit në ambientet e burgut të famshëm.

Në foton e publikuar nga televizioni Star ai shfaqet pas telave me gjemba të Korydallos, në një nga oborret e tij në krahun e 6-të të burgut .

Me sa duket, ai është duke qëndruar pranë një tavoline. Ka veshur pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë gri. Ka vendosur duart në mes dhe flet me një të burgosur tjetër që rri përballë tij në një stol.

Të këshilluara

Tërmet në Malin e Zi

Lëkundje tërmeti në Malin e Zi. Mësohet se lëkundjet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter janë ndjerë në Ilago përgjatë natës. Tërmeti u regjistrua rreth orës...

08:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI