Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të premteje në Vlorë ku ka parë punët që po bëhen në 2 lagje të saj, Kume dhe Çole.
Ajo që ra në sy ishte shmangia e kryetarit të Bashkisë Dritan Leli ndërsa Ramën e shoqëronte nënkryetari i bashkisë Afrim Qendro dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.
Që prej zgjedhjeve të 25 prillit marrëdhënia mes Ramës dhe Lelit u prish edhe publikisht pasi kryebashkiaku i Vlorës nuk pranoi të vinte emrin në listën e kandidatëve për deputetë.
Afrim Qendro ka mbajtur në të kaluarën detyrën e kreut të ARRSH-së, por u largua pas skandalit të tenderit të Unazës së Madhe të Tiranës. ©LAPSI.al