Flash

Arrestohet 44-vjeçari në Vlorë, kërkohej për plagosje

Lapsi.al 26 June 2021
Arrestohet 44-vjeçari në Vlorë, kërkohej për plagosje

Përfundon në pranga më shumë se dy javë pasi plagosi rëndë një person, autori 44-vjeçar.

Policia e Vlorës tha se arrestoi shtetasin G. S., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

“Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 10.06.2021, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D”, tha policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Tërmet në Malin e Zi

Lëkundje tërmeti në Malin e Zi. Mësohet se lëkundjet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter janë ndjerë në Ilago përgjatë natës. Tërmeti u regjistrua rreth orës...

08:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI