Flash

Arrestohet kosovari në Durrës, kërkohej për vjedhje

Lapsi.al 26 June 2021
Arrestohet kosovari në Durrës, kërkohej për vjedhje

Një 42-vjeçar kosovar ka rënë në prangat e policisë, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës.

Bëhet fjalë për shtetasin Blendi Cërmjani, i cili akuzohet veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar si dhe planit të masave gjatë sezonit turistik, për parandalimin e veprave penale në fushën e vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit kosovar B. C., 42 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore Prizeren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Ky shtetas është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike. Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Të këshilluara

Tërmet në Malin e Zi

Lëkundje tërmeti në Malin e Zi. Mësohet se lëkundjet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter janë ndjerë në Ilago përgjatë natës. Tërmeti u regjistrua rreth orës...

08:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI