Flash

Del FOTO/ Vuçiç humb qetësinë, përplaset fizikisht me Jeremiç: Lëreni të më rrahë

Lapsi.al 26 June 2021
Del FOTO/ Vuçiç humb qetësinë, përplaset fizikisht

Mediat serbe kanë publikuar lajmin se Presidenti Aleksandër Vuçiç është përplasur fizikisht me liderin e opozitës Vuk Jeremiç. Nova.rs ka publikuar edhe këtë foto ku shihet Presidenti Vuçiç që ka përveshur mëngët e këmishës dhe qëndron përballë Jeremiç.

Ky i fundit tha se kishte shkuar në Presidencë të sqarohej me Vuçiç për deklaratat fyese që ai kishte bërë një ditë më parë në TV kundër partisë së tij. Madje Vuçiç i kishte bërë një sfidë publikisht, Jeremiçit që të vinte me 4 shokë dhe të përballeshin. 

"Presidenti zbriti dhe po dridhej. Ishte e pakëndshme edhe për njerëzit e sigurisë. Ai filloi të bërtiste: “Lëreni të më rrahë”. Në atë moment kishte forca sigurie rreth tij.

E ftova të dilte jashtë, por ai nuk guxoi. Ai na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se isha një hajdut. E pyeta nëse mund të dalim në RTS dhe të flisnim, ai shprehimisht tha që nuk duhet ta bëjmë” - tha Jeremic pas takimit me Presidentin e Serbisë. ©LAPSI.al

Vuçiç kërcënon opozitarin Jeremiç, e fton pë - Syri | Lajmi i fundit

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI